back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Haradinaj s’po e kupton që nuk është më kryeministër, ai s’ka...

Haxhiu: Haradinaj s’po e kupton që nuk është më kryeministër, ai s’ka të drejtë t’i drejtohet Kushtetueses

Të ngjajshme

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kërkesës së Haradinajt për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ajo shkruan se ky është një veprim skandaloz.

Haxhiu shkruan:

Haradinaj si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai dhe ish ministrat e tij.

Sot, tha që do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr. Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK.

Si erdhi, filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz