back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportPamje të rënda të momentit kur boksieri vdes pak çaste pas meçit

Pamje të rënda të momentit kur boksieri vdes pak çaste pas meçit

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Boksieri argjentinas, Hugo Alfredo Santillan, ka ndërruar jetë në Buenos Aires, për një dëmtim në tru siç raportohet, pas një ndeshje të peshave super të lehta.

Takimi i mbajtur në Argjentinë, përballë uruguaianit Eduardo Javier Abreu, ditën e shtunë, rezultoi fatal për 23-vjeçarin.

Ai filloi të ndjente shqetësime, në momentin që po shpallej fituesi i ndeshjes.Pasi u rrëzua mbi ring, ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte tejet serioze, dhe ai përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më.

Hugo Santillan ishte një boksier profesionist që nga viti 2015, ku kishte marrë pjesë në 27 ndeshje (19 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime).

Një javë shumë e trishtueshme kjo për botën e boksit, teksa vetëm pak ditë më parë, ishte rusi Maxim Dadashev që pasi ndjeu probleme, ndërroi jetë edhe ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz