back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePolicia bastis sërish shtëpinë e Burdushit dhe e arreston atë

Policia bastis sërish shtëpinë e Burdushit dhe e arreston atë

Të ngjajshme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo...

Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore...

Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e...

Policia e Kosovës e ka bastisur sërish shtëpinë e Hysri Peqanin, i njohur si Burdushi, dhe e ka arrestuar atë.

Këtë e ka konfirmuar për Express avokati i tij, Asdren Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se Policia në mëngjesin e sotëm e ka bastisur lokalin ku Peqani e kryente veprimtarinë e tij.

“Kanë shkuar në bastisje sot në mëngjes ndërkaq më vonë më ka informuar edhe klienti im për këtë”, ka bërë të ditur Hoxha.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.

Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Me këtë, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz