back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeParku i Biznesit në Drenas zgjerohet për 30 hektarë

Parku i Biznesit në Drenas zgjerohet për 30 hektarë

Të ngjajshme

Mbi 80 hektarë tokë përballë Parkut aktual të Biznesit në Drenas ishin planifikuar të përfshiheshin në zgjerimin e tij, por për shkak të vendimit për ndërtimin e stadiumit kombëtar kjo hapësirë është zvogëluar për 50 hektarë. Komuna e Drenasit arkëton 70 për qind të të hyrave nga qiraja, ndërsa MTI-ja 30 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Parku i Biznesit në Drenas, i cili shtrihet në 24 hektarë të tokës, do të zgjerohet, por jo edhe për 80 hektarë sa ishte planifikuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komuna e Drenasit që në vitin 2015, por vetëm për 30 hektarë të tokës, pasi që sipërfaqja tjetër është përfshirë në projektin e ndërtimit të stadiumit kombëtar në Drenas.

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kishin kryer fizibilitetin në vitin 2005-2006 e gjithashtu Komuna e Drenasit e kishte shpallur këtë parcelë në interes të përgjithshëm më 29 tetor 2008.

“Parku i Biznesit në Drenas do të rritet edhe për 30 hektarë dhe do të krijohen kushte shumë të mira për bizneset vendore dhe të huaja. Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas e ka iniciuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë Arbëreshë Krasniqi, zëvendësministre e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz