Asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Malsor Bejta, ka reaguar pas koncertit të Fjolla Morinës, i cili u bë i shumëpërfolur në tërë Kosovën.
Malsor Bejta, ka kritikuar Qeverisjen e Bekim Jasharit, ku ka kujtuar ligjin mbi Rendin dhe qetësinë publike, ku zhurma e këtyre organizimeve në shesh, mund të shqetësoj banorët , të cilët jetojnë afër.
Ai tutje ka shtuar se në gjashtë mujorin e vitit 2019, investimet kapitale në Skenderaj janë zero.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të Asambleistit të Skenderajt, Malsor Bejta:
“Ndodhi edhe kjo!
Kryetari jone le qe po na “argeton” neve por eshte tu e “argetu” krejt Kosoven!!!
Qikjo cka eshte kah bon kryetari e qeverisja e tij, eshte fiks shembulli i asaj qe nuk duhet me bo!
E kemi perserit disa here qe per nga intelekti kryetari yne eshte nje adoleshent i moshes 12-13 vjecare, amo per qe e bon komplet qeverisjen me mend te tij ishim pre, qishtu eshte kur t’operon me injoranta e kamariera, e me pak presion i merr edhe do biznise afer vetit e i shtin ner qadra bash sikur osmanlit n’vitet e fundit t’perandorise…
Paramendo investimet kapitale per gjashte mujorin e pare te vitit 2019 jane ZERRO!
Krejt drejtorat qe kane marre vesh dicka nga puna e tyre kane dhane doreheqje!
Krejt ata qe nuk i binden urdherave te Sulltan Bekes e pesojne me rrenime e mbikeqyrje te ashper nga inspektoret! Derisa te tjeret i ngrehin qadrat deri ne asfallt!
Amo berllokun ma te madh eshte tu e bo me kete aktivitetin “te argetohemi se bashku” tu ja nis prej emrit e gjithcka tjeter brenda tij eshte jasht cdo niveli!
Kryetari eshte jurist me letra e po ia citojme LIGJIN PER RENDIN DHE QETESINE PUBLIKE, neni 8 i tij thot keshtu:
Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën
1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth
apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës
dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë
prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.
3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi
përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind
(700) Euro.
Ne nuk jemi tu dit as cka me ju thane nxansave n’shtator!!!
Kryetari po na i edukon me idiokraci…
Cdo nate aty ndodhin marrina, mirepo e fundit e me e fresketa ishte me “yllin” e mbremshem! Seriozisht nuk din cka thot njeri per ate!!! Krejt ata qe e llogarisin per artiste Fjollen zoti ju nimofte…
Neve eshte t’u na u mush mendja qe keta bashkpunetoret e tij jane shpiuna te dyfisht! Njonen ane e rruejn kryetarin ne cdo drejtim, duke keqperdore gjithcka qe iu del perpara si mos me keq, e ne anen tjeter paguhen edhe prej naj kujt qe don me e eleminu politikisht Bekimin, ne menyre qe mbas ketij mandati mos me i mbete fytyre as te mahalla me dale me lyp vota, e le mo naj kah tjeter…
Per shkak t’korrektesise po ju tregojme edhe juve, se ia kemi thane Bekimit qe keta qe i ka perrreth kane me ju bo kancer, edhe kane me e shkaterru ate se pari, e pastaj edhe neve si komune…
P.S.
Per me e ilustru ate qe eshte tu ba qeverisje aktuale e kemi shkepute nje pjese te filmit IDIOKRACY.
Filimi eshte menduar te jete komedi, por ne vitin 2016 autori i filmit ka deklaruar se filimi i tij eshte realitet.
Prandaj e kemi nje sygjerimi per te gjithe votuesit ta shikojne kete film dhe ta kene parasysh si dhe per ke do votojne.”