back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePas 16 vjetësh SHBA’ja rikthen dënimin me vdekje

Pas 16 vjetësh SHBA’ja rikthen dënimin me vdekje

Të ngjajshme

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar ekzekutimin e pesë personave, pasi që Prokurori i Përgjithshëm, William Barr njoftoi se ai ka rikthyer ligjin që i lejon qeverisë federale përdorimin e dënimin maksimal që është me vdekje, pas gati dy dekadash.

“Kongresi e ka autorizuar dënimin me vdekje përmes legjislacionit të adoptuar nga përfaqësuesit e njerëzve në të dy dhomat e kongresit dhe më pas është nënshkruar nga presidenti” tha Barr në një deklaratë të enjten.

Në një deklaratë, Departamenti i Drejtësisë tha se pesë persona priten që të ekzekutohen pasi që janë gjetur fajtorë për vrasje dhe përdhunim, “që janë krimet më të mëdha në shoqërinë tonë”.

Personi i fundit që u ekzekutua nga gjykata federale ishte Louis Jones, një ish ushtar i cili u dënua me vdekje përmes injeksionit në vitin 2003 për kidnapim, përdhunim dhe vrasje të 19 vjeçares, Joy McBride, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz