BallinaDrenica +Drenica KulturëBlerimi Latifi reagon për performancën ‘zhveshur’ të Fjolla Morinës: Mos e paragjykoni...

Blerimi Latifi reagon për performancën ‘zhveshur’ të Fjolla Morinës: Mos e paragjykoni Drenicën

Të ngjajshme

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Me  81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet...

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se...

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për...

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi ka reaguar përmes Facebookut rreth koncertit të mbajtur mbrëmë në Skenderaj të organizuar nga Qendra Rinore e këtij qyteti.

Në këtë koncert është kritikuar performanca e këngëtares Fjolla Morina ku ajo u shfaq në një paraqitje pothuajse të zhveshur para fëmijëve të cilët kishin shkuar për ta përcjellur në këtë koncert.

Latifi ka shkruar se të gjithë ata që japin moral për këtë ngjarje i lënë fëmijët e tyre me telefona në dorë pa asnjë censurë.

“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj”.

Latifi i ka quajtur hipokritë të neveritshëm ata që po paragjykojnë Drenicën.

“Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz