back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportEuropa League: Feronikeli humb ndeshjen e parë, shpreson në kualifikim në lojën...

Europa League: Feronikeli humb ndeshjen e parë, shpreson në kualifikim në lojën e kthimit

Të ngjajshme

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Trajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë bilancin...

Befasi: Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Në një ndeshje të Kupës së Kosovës, Llapi ka...

I dashuri i Kimit merr vendimin e madh

Lewis Hamilton, kampioni i botës shtatë herë në Formula...

Feronikeli e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa Leagues nga Slovan Bratislava me rezultat 1:2. Goli i Mendurim Hotit në pjesën e dytë i jep shpresë kampionit të Kosovës për ta kërkuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që luhet javën tjetër në Prishtinë.

Feronikeli e ka nisur me humbje eksperiencën në Europa League, shkruan Gazeta Express.

Kampioni i Kosovës është mposhtur nga Slovan Bratislava me rezultat 1:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sllovaki, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e nëntë nga gjuajtja e lirë përmes Nonos.

Kurse, golin e dytë për sllovakët e shënoi Sporar në minutën e 61-të nga penalltia.

Ndërkaq, Mendurim Hoti ka shënuar gol të bukur në minutën e 67-të për ta ngushtuar rezultatin dhe për t’i dhënë shpresë Feronikelit për një kualifikim eventual në rrethin e tretë pasi ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë javën e ardhshme në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz