back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeZëvendësministrat dhe deputetët do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit

Zëvendësministrat dhe deputetët do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten e javës së kaluar në mbledhjen e 111-të të Qeverisë ka dhënë dorëheqje nga ky post, për shkak të një ftese nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Por vetëm një ditë para se Haradinaj të jepte dorëheqje, ai kishte marrë vendim që të emëronte ish-komandantin e FSK-së, Kadri Kastrati si zëvendësministër i Mbrojtjes, si dhe Myzeje Selmani si zëvendësministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këto emërime, numri i zëvendësministrave të Qeverisë Haradinaj arrin në mbi 80.

Pra, edhe pse Qeveria Haradinaj është në dorëheqje, zëvendësministrat do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre, edhe për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre.

Por çfarë ndodhë me zëvendësministrat dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëse presidenti shpall zgjedhjet e reja?

Ata, së paku sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik do të paguhen edhe pas përfundimit të mandatit, nëse nuk realizojnë asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit.

Me 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen me 70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz