back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeNis intervistimi i Jakup Krasniqit në Dhomat e Posaçme në Hagë

Nis intervistimi i Jakup Krasniqit në Dhomat e Posaçme në Hagë

Të ngjajshme

Labi dhe Fjolla përplasen ashpër

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes Labinot...

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...

Arrestohet 21 vjeçari në Fushë Kosove, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë...

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e udhëtarëve ajrorë

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...
- Advertisement -

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, njëherësh ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për intervistim.

- Advertisement -

Krasniqi nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie do të merret në pyetje, megjithatë, edhe pse kundër kësaj Gjykate ai kishte njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës.

Ftesa për intervistim nga Gjykat Speciale Krasniqit i erdhi një ditë pas Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj u ftua të premten e javës së kaluar, e me këtë rast ai edhe dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

Në njoftimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se në Hagë do të shkojë si qytetar i Kosovës, e jo si kryeministër, pasi kjo do të ia rëndonte vendit gjendjen.

“Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj dhe Krasniqi kanë udhëtuar të martën drejt Hagës.

Ndërkohë Gazeta Express të martën ka raportuar se pas ftesës në adresë të Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Bislim Zyrapit e Sokol Bashotës, të premten Specialja do të trokasë edhe në dyert e së paku 10 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me këto ftesa, numri i ushtarëve e eprorëve të UÇK’së që do të intervistohen nga Gjykata Speciale do të shkojë në rreth 80-të./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz