back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeGashi: Shumë pjesëtarë të UÇK’së kanë folur për vepra duke pirë raki

Gashi: Shumë pjesëtarë të UÇK’së kanë folur për vepra duke pirë raki

Të ngjajshme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAKsë. Kjo...

Rasti në shkollën “Pavarësia”- Edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore...

Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?

Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e...

Avokati Tomë Gashi ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së nën ndikim të alkoolit kanë bërë deklarata që më pas u janë kthyer në bumerang.

Gashi,  në RTV Dukagjini ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së “kanë folur për vepra duke pirë raki që kanë pre e kanë gri e që në esencë nuk kanë bërë asgjë”.

Avokati thotë se të njëjtët kanë folur pas lufte për gjoja periudhën e luftës e pak pas lufte, raporton Telegrafi.

Gashi tregon një rast konkret kur një klienti të tij i kanë kushtuar rëndë deklaratat e tij të pamatura në një restorant të Prishtinës.

“Në rastin e autobusit ‘Nish Ekspres’ në pikën kufitare Kosovë-Serbi është vendosur eksplozivi dhe ka pasur 12 të vdekur e disa dhjetëra të tjerë të plagosur, një nga pjesëtarët e UÇK-së, i cili gjithçka ka qenë vetëm UÇK nuk ka qenë, i cili duket se dy ditë ka qenë në UÇK dhe ka mbetur aty nga frika, në një kafe të Prishtinës pas lufte thotë: ‘Puthmini këta dy gishta, se me këta gishta e kam çuar Nish Ekspresin në ajër’. Ai më këto dy fjalë i ka futur në burg edhe gjashtë të tjerë”.

Avokati thotë se për një vepër që ai nuk e ka bërë për të “shitur çallëm”, është futur vet në burg dhe ka futur edhe pese të tjerë që sipas tij për një vepër që as për së afërmi nuk mund të ishte e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz