BallinaLajmeBahtiri lëshon demonstrativisht mbledhjen e AKR-së: Nëse s’shkojmë me VV-në ndahet partia

Bahtiri lëshon demonstrativisht mbledhjen e AKR-së: Nëse s’shkojmë me VV-në ndahet partia

Të ngjajshme

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Dje, përmes një postimi, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama,...

MINTI vendos çmimet e derivateve, shtrenjtohet për një cent nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Reali pa futbollistin francez në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

Real Madridi, mbrëmë pësoi humbje para tifozëve vendas në...

AKR-ja e Behgjet Pacollit po përçahet. Kryetari i Mitrovicës, që llogaritet njeri me ndikim në këtë parti dhe me votë ka paralajmëruar largimin nga AKR-ja. Madje, një ditë më parë, demonstrativisht ka lëshuar mbledhjen e partisë.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka “kërcënuar” shefin e tij Behgjet Pacolli që të lidhë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme me Lëvizjen Vetëvendosje, në të kundërtën ka paralajmëruar se partia do të ndahet.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë bërë të ditur se Agim Bahtiri e ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e cila është mbajtur të hënën duke thënë se nëse nuk ndodh kjo ai së bashku me një grup përkrahësish tjerë të AKR-së do largohen nga partia.

Kjo mbledhje e Kryesisë së AKR-së është mbajtur dje, pas situatës së re politike të krijuar në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar.

AKR ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndërsa ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë ti jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz