back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeEkskluzive | Ky është personi i arrestuar për vrasjen e Gani Ramës...

Ekskluzive | Ky është personi i arrestuar për vrasjen e Gani Ramës në Prishtinë

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

N.B., është personi të cilën sot e ka arrestuar Policia e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit, për vrasjen e 45 vjeçarit Gani Ramës, në mesditën e së shtunës te nënkalimi, në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

- Advertisement -

“Gazeta Blic” ka siguruar edhe pamje të kamerave të sigurisë, përmes të cilave ka arritur të bëjë identifikimin e tij edhe Policia e Kosovës.

Lajmin për arrestimin e N.B., të nacionalitetit shqiptar (kosovar) e ka konfirmuar edhe vet Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin:
• N.B mashkull/shqiptar/kosovar
Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se Gani Rama ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga rrahja. Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, ndërsa sulmuesi është ende në arrati.Shoku i Ganisë, Hysni Musa, tregoi se i ndjeri kishte pasur edhe probleme shëndetësore. Për arsyen që çoi deri tek përleshje, Musa thotë se nuk mund të paragjykojë, por thotë se pret që organet e rendit ta zbardhin rastin.

Ganiu së bashku me gruan dhe vajzat e tij kishin provuar disa herë që të dalin jashtë shtetit për një jetë me të mire. Këtë ia kishin arritur duke dalë në Gjermani, por që për Ganiun nuk zgjati shumë./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz