back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeVuçiq: Haradinaj do ta mbrojë UÇK-në, nga Haga do të kthehet si...

Vuçiq: Haradinaj do ta mbrojë UÇK-në, nga Haga do të kthehet si hero edhe më i madh

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se pret që Ramush Haradinaj të lirohet shpejt nga Haga dhe të bëhet hero edhe më i madh.

Ai  ka thënë se me dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, para se të shkonte në Gjykatën Speciale, Haradinaj ka mbrojtur interesat e Kosovës.

“Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, tha Vuçiq për TV Pink, përcjell Telegrafi.

Ai tha se nuk mendonte se Haradinaj, i cili ishte ftuar në intervistim në Gjykatën Speciale për krimet e  luftës të UÇK-së, ka lidhje me vrasjen e serbëve në  Grckë e Vjetër, të ekzekutuar pikërisht para 20 vjetësh.

Vuçiq tha se ai beson se Haradinaj megjithatë ka të bëjë me shumë krime të tjera. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz