back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKosovari që synon botërorin me Malajzinë

Kosovari që synon botërorin me Malajzinë

Të ngjajshme

​Avokati i Thaçit arrin në Speciale

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur...

Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)

Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një...

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Një shqiptar në përfaqësuesen e Malajzisë në futboll. Liridon Krasniqi, i cili konsiderohet lojtari i huaj më i suksesshëm në Superligën e këtij vendi, ka vendosur të luajë për kombëtaren malajziane me dëshirën e madhe për të dhënë kontribut në kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

27 vjeçari është grumbulluar me Malajzinë për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Azisë për botërorin që do të mbahet pas tre vjetësh.

Mediet malajziane kanë konfirmuar të hënën se Krasniqi tashmë është pajisur me nënshtetësi dhe ka të drejtë loje në këto eliminatore.

Ai pritet të debutojë te Malajzia më 5 shtator në ndeshjen kundër Indonezisë.

Kjo përballje i përket Grupit G eliminator, në të cilin bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Vietnami e Tajlanda.

Fituesi i grupit, do të avancojë në raundin e tretë eliminator, përmes të cilit pastaj kërkohet kualifikimin për botërorin “Katar 2022.

Të Fundit

Sport

ShowBiz