back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeHaradinaj u shkruan letra Thaçit, Veselit, Mustafës, Limajt, Pacollit e Ahmetit

Haradinaj u shkruan letra Thaçit, Veselit, Mustafës, Limajt, Pacollit e Ahmetit

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar  se ka dorëzuar te krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike vendimin për dorëheqjen e tij nga posti i të parit të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Duke publikuar edhe letrat që ka dorëzuar, përmes një postuar në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se iu ka shkruar sot presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, kreut të VV-së, Albin Kurtit, kreut të LDK-së, Isa Mustafës, të parit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, Behgjet Pacollit të AKR-së e Shpend Ahmetit të PSD-së.

“ Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.

Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, të premten pas mbledhje së Qeverisë, kur edhe bëri të ditur se është ftuar për intervistim nga Haga në cilësinë e të dyshuarit./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz