BallinaLajmeMbesa e Hashim Thaçit beson se PDK-ja vazhdon të jetë partia e...

Mbesa e Hashim Thaçit beson se PDK-ja vazhdon të jetë partia e parë në vend

Të ngjajshme

Qeveria miraton me shumicë votash projekt-ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Në Qeverinë e Kosovës sot me shumicë votash është...

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se në...

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ramush Haradinaj dha të premten dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi Gjykata Speciale i dërgoi ftesë për t’u paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Pas kësaj Haradinaj tha përgjegjësia kalon të presidenti, që ai të fillojë konsultat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve me partitë politike.

Të gjitha partitë pas largimit të Haradinajt thonë se janë të gatshme për zgjedhje të reja.
Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha e cila thotë se partia e saj është e gatshme për zgjedhje dhe shprehet e bindur se do të dalin parti e parë.

“Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari i partisë, PDK-ja është e gatshme të hyjë në garë zgjedhore kurdo që ajo do të zhvillohet. PDK-ja është partia e vetme në Kosovë e cila do të hynte në zgjedhje me një strukturë të konsoliduar e unike, me performancë të shkëlqyer të pjesës legjislative dhe ekzekutive të saj, me një udhëheqës i cili gëzon mbështetje të plotë dhe me një kontribut të madh në të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon vendi jonë”, thotë Thaçi-Dragusha për Reporteri.net.

Sa i përket koalicioneve të mundshme ajo shprehet se fjalën do ta thotë Kryesia e partisë.

“Në rast se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, fjalën e fundit lidhur me mënyrën e garës dhe koalicionet e mundshme, do ta thotë Kryesia e partisë, mirëpo një gjë është e sigurt: ne, të gjithë besojmë se PDK-ja do t’i fitojë edhe këto zgjedhje dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër, i cili do t’i prijë qeverisë së ardhshme me platformën e ‘Dekades së Re’”, ka deklaruar Thaçi-Dragusha. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz