back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePresidenti i Shqipërisë i dha mbështetje Haradinajt pas dorëheqjes, sot erdhi në...

Presidenti i Shqipërisë i dha mbështetje Haradinajt pas dorëheqjes, sot erdhi në Prishtinë për ta përqafuar liderin e AAK’së

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.  Meta ka vazhduar që ta mbështes Haradinajn nga momenti që ka dhënë dorëheqje.

Kurse, në takimin e sotëm Haradinaj ka thënë se në proceset që po kalon Kosova, “angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurse, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditën që ka dhënë dorëheqje Haradinaj, pati thënë se është i bindur në pafajësinë e tij.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane:”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz