back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Dugolli bën thirrje që të mos largohet nga banesa familja e...

Drenas, Dugolli bën thirrje që të mos largohet nga banesa familja e dëshmorit Mehmet Saliuku

Të ngjajshme

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Vendimi për largimin nga pronat komunale ka prekur edhe gruan e dëshmorit Mehmet Saliuku nga Gradica, Minire Saliuku, shkruan DrenicaPress.

Drenica Press ka siguruar edhe dokumentin në të cilin kërkohet që zonja Saliuku, më 22.07.2019 ditën e hënë të liroj banesën ku banon tash e një kohë të gjatë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish i burguosuri politik, Enver Dugolli.

Ai ka bërë thirrje Komunes së Drenasit, Kryetarit Lladrovci dhe të gjitha institucioneve vendimmarrëse në Drenas, që të tërheqin Urdhëresen për dëbim nga banesa të znj.Minire Saliuku, grua e dëshmorit Mehmet Saliuku nga Gradica.


Lexojeni të plotë reagimin e Enver Dugollit:

Thirrje për Komunen e Drenasit!
I bëjë thirrje Komunes së Drenasit, Kryetarit Lladrovci dhe të gjitha institucioneve vendimmarrëse në Drenas, që të tërheqin Urdhëresen për dëbim nga banesa të znj.Minire Saliuku, grua e dëshmorit Mehmet Saliuku nga Gradica.
Edhe për kundër faktit se Komisioni i Komunës i ngritur për këtë çështje paska ardhur në përfundim se kjo banesë qenka e uzurpuar, në këtë rast Komuna para se të marr një vendim të tillë, duhet të kujdeset që zonjës Minire, e cila jeton me fëmijët jetim, të kujdeset që t’i siguron një strehë mbi kokë kësaj familje. Shoqëria dhe shteti duhet të ndërgjegjësohet dhe të mos lejon ekzekutimin e kësaj urdhërese sepse me këtë rast përveç se është anti humane nxjerrja në rrugë e një familje pa strehë mbi kokë, është edhe përbuzje sakrificës dhe dinjitetit të familjeve të dëshmorëve.
Familjet e dëshmorëve meritojnë trajtim dinjitoz e jo përbuzje! 

Të Fundit

Sport

ShowBiz