back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportPamje: Whyte i mbijeton rrëzimit në rundin e 9-të dhe e rreh...

Pamje: Whyte i mbijeton rrëzimit në rundin e 9-të dhe e rreh Rivasin

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

 

Dillian Whyte i mbijetoi një rrëzimi në rundin e nëntë dhe u çua dhe e mposhti Oscar Rivasin, në një meç drithërues në Arena 02 në Londër, duke e bërë një hap afër mundësisë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.Boksieri britanik u tregua i zgjuar në fillim të meçit dhe ishte afër t’i jepte fund kolumbianit Rivas në rundin e dytë pas një goditjeje të fortë me të djathtën, transmeton Gazeta Express.

Rivas e rrëzon Whyte në rundin e nëntë

31-vjeçarit, i cili po lufton për një mundësi për titullin WBC ndaj Deontay Wilder, ishte afër t’i shuhej ëndrra kur u rrëzua në dysheme pas një uperkati në rundin e nëntë.

Megjithatë, ai u ngrit në këmbë dhe e mori veten për të fituar në fund me pikë. Gjyqtarët votuan në favorin e tij  115-112, 115-112 dhe 116-111.

Whyte tani do ta presë mundësinë për titull kundër kampionit Wilder, pasi renditet si më i miri në kategorinë WBC në bazë të pikëve. /Gazeta Express/

https://www.dailymotion.com/video/x7dsl3f

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz