BallinaLajmeLumezi: Tribunali për krimet serbe në Kosovë, vështirë se do të formohet

Lumezi: Tribunali për krimet serbe në Kosovë, vështirë se do të formohet

Të ngjajshme

‘‘Kujdes, shmangni zonat e rrezikshme’’- Ortek bore në Valbonë, pamje

Një ortek bore ka ndodhur sot në pjesë veriore...

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për hetimin dhe gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, 20 vjet pas përfundim të luftës, po konsiderohet si i vështirë pë Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi  nuk beson në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtarë, ide kjo e kreut të Kuvendit Kadri Veseli, që do të dënojë gjenocidin serb.

Krejt kjo sipas tij, ngase ka ekzistuar një gjykatë, ajo e Hagës, që është marrë me këtë krime.

Ai thotë se do të ishte më mirë që të forcohet institucioni i Prokurorit të Shtetit, por edhe institucionet e tjera.

“Mendoj që ka me qenë shumë vështirë të formohet një Gjykatë Ndërkombëtare për krimet e luftës, të cilat kanë ndodhur në Kosovë, sepse veç e kemi pas një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila ka funksionuar.Dhe mendoj që ndoshta kishte me qenë më mirë që të forcohet institucioni i Prokurorit të Shtetit, por gjithashtu edhe institucionet tjera si Policia, Departamenti që merret me krimet e luftës, njësiti për krimet e luftës dhe që të kemi bashkëpunim ndërkombëtar ndoshta edhe me shtetet e rajonit mund të na japin edhe prova edhe deklaratat e dëshmitarëve të cilët janë në ato shtete, por edhe të na ndihmojnë në arrestimin e personave të dyshuar. Mendoj që me forcimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, mund të kemi efikasitet në zgjedhjen e këtyre rasteve të krimeve të luftës”, tha Lumezi për Ekonomia Online.

Lumezi thotë se Prokuroria e Shtetit po punon në ndjekjen dhe hetimin e atyre të cilët kanë kryer krime.

Sipas Lumezit, për të rënë në gjurmët e këtyre personave, Prokurorisë së Kosovës i duhet edhe ndihma e shteteve të tjera.

“Ne e kemi departamentin për krimet e luftës i cili funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale. Aty i kemi 3 prokurorë. Aa çdo ditë punojnë me lëndë, nxjerrin aktvendime për fillimin e hetimeve, bëjnë kërkesa të ndryshme të Policisë së Kosovës për grumbullimin e informacioneve, të cilat janë të nevojshme për fillimin e procedurës penale dhe ngrisin akte akuzuese”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz