back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportVedat Muriqi, debutim ëndrrash te Fenerbahce

Vedat Muriqi, debutim ëndrrash te Fenerbahce

Të ngjajshme

Haliti: Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...

Labi dhe Fjolla përplasen ashpër

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes Labinot...

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...
- Advertisement -

Muriqi ka shënuar dy gola në debutim te Fenerbahce, që e mposhti 2-0 në miqësore Bursasporin.

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi i ri, Fenerbahce, raporton Gazeta Express.

Futbollisti i “Dardanëve”, që ditë më parë kompletoi transferimin nga Rizespor, ka realizuar dy herë në miqësoren kundër Bursaspor, të cilën Fenerbahce e fitoi 2-0.

Muriqi, fillimisht shënoi në fund të pjesës së parë, për rezultatin 1-0.

Kurse për të treguar se Fenerbahce ka bërë një goditje të madhe, duke ia rrëmbyer atë Galatasarayt, që gjithashtu u interesuar për shqiptarin, realizoi një tjetër gol në pjesën e dytë.

Me anë të një goditjeje të fuqishme, tipike të një sulmuesi vrasës para portës, Muriqi shënoi për 2-0 me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj miqësoreje.

Muriqi tregoi se është transferim i qëlluan për Fenerbahcen, dhe se mezi pret startin e sezonit në Superligën e Turqisë. /Gazeta Express/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz