BallinaLajmeHaradinaj sulmon rëndë Veselin: E quan servil dhe të turpshme deklaratat e...

Haradinaj sulmon rëndë Veselin: E quan servil dhe të turpshme deklaratat e tij

Të ngjajshme

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Haradinaj duket se është nxehur shumë me deklaratat e Veselit kur ka thënë se në lidhje me taksën Haradinaj po sillet njëjtë me Amerikën sikurse me Serbinë.

Ai ka thënë se kjo është një qasje shumë e turpshme dhe një lloj krahasimi nga ana e Veselit.

“Është e turpshme një udhëheqës i Kosovës me ba një asi krahasimi të qasjes të secilit tonë në Kosovë edhe me thonë që po sillesh si me Serbinë si me Amerikën, është e turpshme nga z.Veseli  dhe seni më i ulët”, tha Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj e ka quajtur kryetarin e Kuvendit Veseli si një lloj servilizmi të ulët që ka bërë në lidhje me këto deklarata të fundit të bëra nga SHBA’të.

“Ky servilizëm nga Veseli është më i ulëti i mundshëm që mund e bënë një udhëheqës i Kosovës”, tha Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj tha se Amerika e di qëndrimin tim në lidhje me këtë shtet.

“Është e turpshme, në Amerikë e dijnë mendimin tim në lidhje me ta”, tha Haradinaj.

Deklaratat e Haradinajt mund ti shikoni edhe me video duke klikuar KËTU./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz