back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePartia e kryeministrit thonë se janë të gatshëm për zgjedhje

Partia e kryeministrit thonë se janë të gatshëm për zgjedhje

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë goditjet ndaj njëri-tjetrit ende pa e përfunduar gjysmën e mandatit. Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është pro idesë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet, nëse do të ishte e nevojshme që t’i hapte rrugë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përpos kësaj, Veseli e ka akuzuar partnerin e koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj, se komunikimi i tij me Amerikën nuk po dallon me komunikimin që ka me Serbinë. , shkruan Gazeta ‘Zëri’.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, është shprehur se partia e saj nuk do të ndikohet nga deklaratat e partnerëve të koalicionit. Por ajo thekson se nëse nga pozita kanë synim që ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”, AAK-ja asnjëherë nuk ka qenë më e gatshme për zgjedhje.

“Ne jemi gati kurdo që ndodhin zgjedhjet. Kushdo që ka një synim të tillë i themi që jemi gati, qoftë nga opozita, por edhe brenda pozitës. Nëse ka interes për të shkuar në zgjedhje, Aleanca kurrë nuk ka qenë më e fuqishme”, ka thënë ajo.

Haxhiu shtoi se Haradinaj ka mbajtur qasje direkte, e cila nuk u ka pëlqyer shumë personave, por që ky është qëndrimi i AAK-së, që interesi i shtetit të vendoset para interesit të subjektit politik.

“Mendimet janë demokratike, mund të mendojnë ndryshe, por ai që vendos është kryetari i Qeverisë dhe i cili megjithatë nuk ka marrë vendime krye në vete, por me të gjithë anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku bëjnë pjesë të gjitha subjektet politike. Të gjitha këto reagime kanë ardhur për shkak të qasjes së Haradinajt, i cili është i drejtë dhe jo lajkatar”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz