back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeMungojnë medikamentet në QKUK, shtyhen operacionet

Mungojnë medikamentet në QKUK, shtyhen operacionet

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare (Video)

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

Klinika e Kirurgjisë Abdominale, ajo e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Urologjia në fillim të kësaj jave është dashur t’i shtyjnë operacionet si pasojë e mungesës së medikamentit kundër dhimbjeve “Fentanyl” (opioid sintetik).

- Advertisement -

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Nehat Baftiu, e ka pohuar për “Zërin” se në këto tri klinika, për shkak të mungesës së furnizimit me “Fentanyl”, kanë rënë prej programit operacionet.

Përndryshe, ai ka thënë se ditën e martë të kësaj jave janë furnizuar me këtë medikament.

“Ne prej ditës së martë jemi furnizuar mirë dhe nuk kemi probleme me ‘Fentanyl’, por dy ditët e kaluara kemi pasur disa salla që e kanë harxhuar sasinë e ‘Fentanyl’-it dhe kemi pasur mungesë të tij. Ditën në të cilën nuk ka pasur ‘Fentanyl’ kanë rënë vetëm tri salla. Kemi pasur sasi të limituar dhe kanë rënë sallat që nuk kanë pasur ‘Fentanyl’. Ka rënë Urologjia, Kirurgjia e Fëmijëve dhe Kirurgjia Abdominale, të tjerat kanë punuar me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

Baftiu ka thënë se edhe në Klinikën e Anesteziologjisë kanë pasur disa herë gjatë këtij viti mungesë të barnave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz