back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKur puna nuk është turp, 16- vjeçari: Do punoj kamerier jo vetëm...

Kur puna nuk është turp, 16- vjeçari: Do punoj kamerier jo vetëm në verë

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...

Roberti konfirmon ndarjen nga e dashura: E mirë por shumë e re

Robert Berisha e ka konfirmuar ndarjen nga e dashura...

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare (Video)

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të...
- Advertisement -

Kapuçino ime më shijoi shumë këtë herë, thotë gazetarja Juli Ristani, edhe për faktin që e shërbente Klejvi. Sapo ka mbushur 16 vjeç. Nuk priti gjatë, por nisi të punonte si kamarier.

“Sa mbarova shkollën nisa direkt punë. E kisha me shumë dëshirë, nuk ndjej fare lodhje”, thotë Klejvi.

- Advertisement -

Ditët e para ishin pak të vështira për adoleshentin.

“Kisha pak problem me tabakanë, si të vendosja filxhanët e gotat, si t’ua servirja klienteve, por mësova shpejt. Po mbledh para për shkollën e lartë qe dua ta bëj jashtë Shqipërisë”, thotë 16 vjeçari per “t.ch”.

Nuk e ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë shkollën e mesme, gjimnaz apo shkollë profesionale. I pëlqen shumë profesioni i kuzhinierit.

“Më pëlqen se është profesion premtues, më pas mund të kesh lokalin tënd jashtë, ose edhe në Shqipëri. Rrogën e parë e çova në shtëpi, por ata m’i dhanë dhe me to bleva rroba. U ndjeva shume mirë, se ishin me djersën time”, thotë ai.

E racionon shumë mirë kohën. Shokët nuk i lë pas dore, ka kohë për të gjitha thotë.

“Më mirë të punosh sesa të shoqerohesh me më të mëdhenj se vetja dhe të marrësh rrugë të keqe. Është më mirë të punosh. Do vazhdoj të punoj edhe kur të nis shkollën e mesme”, thotë Klejvi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz