back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKosovës i nevojiten edhe pesëmijë punëtorë shëndetësorë për të pasur shëndetësi të...

Kosovës i nevojiten edhe pesëmijë punëtorë shëndetësorë për të pasur shëndetësi të mirëfilltë

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtore shëndetësorë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.

Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.

“I kemi mangët 5000 punëtor shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është shumë i vogël. Këto janë fakte. E punën e të gjithëve e kryejnë 4070 punëtorë shëndetësorë”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj punëtorët shëndetësorë të punojnë jashtë vendit.

“Duke u nisur nga ky numër i mangësisë se punëtoreve, Kosova nuk e ka luksin që t’i lëshoj ata dhe  punojnë jashtë vendit”, u shpreh Syla.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, potencoi se urgjentisht ky problem duhet të kthehet në një problem nacional.

“Ne urgjentisht duket ta kthejmë këtë në problem nacional. Këta dalin e  thonë që ka shëndetësi pa pare, por kjo nuk është e vërtetë. Financimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Le t’i heqin disa kilometër asfalt e të kontribuojmë në shëndetësi”, tha ai

Çdo i treti punëtor shëndetësorë, sipas Sylës është në stres shëndetësor.

“Si mund të prihet punë e mirë në shëndetësi kur nuk e kemi mirë gjendjen e mirë të punëtorëve, psiko-fizike”, u shpreh ndër të tjera, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz