BallinaJetëKurioziteteAeroplani me 153 udhëtarë aterron vetëm 6 minuta para se t’i harxhohej...

Aeroplani me 153 udhëtarë aterron vetëm 6 minuta para se t’i harxhohej karburanti

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Pilotët e një aeroplani në Indi kishin karburant rezervë vetëm edhe për gjashtë minuta fluturim, duke i shtyrë ata që të kërkojnë ndihmë nga qendrat për menaxhimin e fluturimeve.

Aeroplani i kompanisë ajrore “Vistara”, me numër fluturimi “UK 944”, ishte duke fluturuar nga Mumbai drejt New Delhi-t në Indi dhe në të ndodheshin 153 pasagjerë në momentin kur u përball me kushte të liga të motit të hënën.

Aeroplani i tipit “Airbus A320neo” e kishte të pamundur të lëshohej në New Delhi dhe u detyrua ta devijonte fluturimin në Lucknow rreth 420 kilometra larg.

Megjithatë, për shkak të zvogëlimit të papritur të dukshmërisë pranë këtij aeroporti, pilotët vendosën ta drejtojnë aeroplanin drejt qytetit Praygraj 30 minuta larg, ndërsa pas shtatë minutash u kthyen në të njëjtën hapësirë.

Në këtë periudhë, aeroplanit po i harxhohej karburanti me shpejtësi të madhe dhe filloi t’i shfrytëzonte rezervat emergjente, me ç’rast u aktivizua thirrja për ndihmë.

Për fat të mirë, kushtet e motit u përmirësuan dhe aeroplani aterroi në Lucknow, me vetëm 200 litra karburant të mbetura në rezervuar, të cilat do të mjaftonin për vetëm pesë ose gjashtë minuta fluturim, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz