BallinaLajmeVjedhja në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet personi i dyshuar |Foto

Vjedhja në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet personi i dyshuar |Foto

Të ngjajshme

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë...

Një grua rreth 44 vjeç u dërgua në Urgjencë në Podujevë, mjeku konstatoi vdekjen e saj

Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka...

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian...

Ju informojmë se me datën 17 korrik 2019 rreth orës 03:45 Njësia për Kontroll të Autostradave e PK-së gjatë realizimit të detyrave në terren kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, me ç‘rast kanë  ndaluar një person të dyshimtë për vjedhje të mbrojtësve anësorë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”. I njëjti është arrestuar nga njësia patrulluese ku është konfiskuar si dëshmi  edhe mjeti (furgoni).

Vlen të theksohet se në vend të ngjarjes janë gjetur 88 copa të metalit, ku 61 prej tyre i kishte pasur të ngarkuara në furgon ndërsa të tjerat ishin në ngarkim e sipër  (të bashkangjitur keni edhe fotot e këtij rasti).

Po ashtu dy ditë më parë me datën 15.07.2019 Policia ka pranuar informata nga kompania për mirëmbajtje për një vjedhje të njëjtë në të njëjtin lokacion, ku edhe është hapur rast për vjedhje dhe i njëjti është iniciuar për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës  vazhdon me realizimin e detyrave konkrete dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe atyre të cilët shkaktojnë kundërvajtje, në veçanti mbetemi të përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme të cilat në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve tanë, duke përfshirë edhe sigurinë rrugore. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz