back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportSeria A "pushtohet" nga shqiptarët, Kolaj kalon te ekipi i njohur

Seria A “pushtohet” nga shqiptarët, Kolaj kalon te ekipi i njohur

Të ngjajshme

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Klinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në...

Aristidi Kolaj është shqiptari i radhës që në edicionin e ri do të jetë pjesë e Serie A. Sulmuesi i talentuar që është pjesë e Sasuolos U-19 është grumbulluar me ekipin e parë nga trajneri, Roberto De Zerbi.

Ai e shikon shqiptarin si një potencial për të ardhmen ndaj e ka ftuar të stërvitet me Sassuolos në fazën përgatitore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Kolaj që të shfaq vlerat e tij në fushë me ekipin e parë dhe të jetë një opsion për stafin teknik gjatë kampionatit.

20-vjeçari i cili ka debutuar me Kombëtaren U-21 të Alban Bushit në maj të këtij viti, po stërvitet me futbollist të shkëlqyer si Berardi & Co.

Një shans për të përfituar ngarkesë maksimale stërvitore, por edhe për të fituar eksperiencë në skuadrën e parë të Sasuolos. Për Kolajn, ky mund të jetë momenti në karrierën e tij në të cilin të jetë pjesë e ekipit të parë përgjatë sezonit në vazhdim.

Kolaj mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe në rolin e mesfushorit të avancuar në krah, si edhe sulmues anësor. Në sezonin e kaluar, 20-vjeçari grumbulloi 17 ndeshje, 16 në kampionatin Primavera, ku shënoi 6 gola dhe kontriuboi me 5 asiste. gjithashtu shënoi 1 gol në Coppa Primavera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz