back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeQyteti shqiptar që u ngrit mbi trupin e një gruaje

Qyteti shqiptar që u ngrit mbi trupin e një gruaje

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Legjenda e Rozafës është një legjendë e përcjellur brez pas brezi. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot. Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne, shkruan Gazeta Metro.

Gruaja ‘Rozafë’ lutet që t’ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale:
Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat – e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë.

Kalaja e Rozafës në Shkodër është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Kalaja hyrjen kryesore e ka nga verilindja./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz