back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeLiderët e Kosovës i gëzohen zgjedhjes së presidentes së re të KE-së

Liderët e Kosovës i gëzohen zgjedhjes së presidentes së re të KE-së

Të ngjajshme

​Avokati i Thaçit arrin në Speciale

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur...

Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)

Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një...

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Zgjedhja e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka gëzuar liderët e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se ka besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin, shkruan Reporteri.net.

Kryediplomati kosovar ka shkruar se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane.

Zgjedhjen e Ursula von der Leyen në krye të presidencës së Komisionit Evropian e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ursula von der Leyen u emërua sot zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian. Pro emërimit të saj votuan 383 ligjvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan. /Reporteri.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz