back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeBanorët në hall me hajnin e këpucëve

Banorët në hall me hajnin e këpucëve

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Banorët e një blloku të banesës në Fushë Kosovë janë në hall me hajnat.

Këpucët të cilat i zbathin në hyrje, përkatësisht koridor,  banorët e ndërtesës ‘Fontana’ në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, më nuk i gjejnë.

H.M për Indeksonline ka treguar se një palë këpucë i janë vjedhur nga një person të cilin kamerat e sigurisë së banesës e kanë identifikuar.

Ai ka treguar se jo vetëm atij, por edhe të tjerëve që janë në këtë ndërtesë, shpesh iu ndodhin raste të tilla.

“Po ju kanë vjedh edhe ma herët shumë kojshive të njëjtës ndërtesë. Para disa muajve, njërit i është thyer hyrja në katin e gjashtë.  E vjedhje të këpucave kanë ndodhur edhe disa herë”, ka thënë H.M.

Ai ka treguar se rastin e kanë hapur edhe në Polici.

“Po, rastin e kemi paraqitur në Polici. Është hapur rast për vjedhje. Por, edhe Policia nuk po mundet me identifiku mirë personin në pamje”, ka shtuar ai.

Siç shihet në këto fotografi të dërguara në redaksi, hajni këpucët e vjedhura i bartë në qesën e zezë./Indeksonline/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz