back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaJetëPjesa më e rëndësishme gjatë SHTATZËNISË; Ja cilat ushqime nuk duhet të...

Pjesa më e rëndësishme gjatë SHTATZËNISË; Ja cilat ushqime nuk duhet të konsumoni dhe pse

Të ngjajshme

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se...

Arrestohet një tifoz spanjoll për shkak të fyerjeve raciste ndaj Mbappes

Një tifozë spanjoll është arrestuar pas fyrejeve raciste ndaj...

Gjatë periudhës së shtatzënisë është mirë të konsumoni shumëllojshmëri ushqimesh.

Megjithatë, duhet t’u qëndroni sa më larg disave prej tyre, pasi
mund të kenë efekte anësore. Mund të mos jenë ndërlikime serioze, por më
mirë sigurohuni për çdo gjë.

» Frutat e detit me përmbajtje të lartë merkuri. Frutat e detit janë
burim i mirë proteinash dhe hekuri .Gjithashtu, prania e omega 3-shit
në shumë peshq, mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit të fetusit.
Sidoqoftë, te disa peshq dhe guaska deti, përmbajtja e merkurit është në
nivele të rrezikshme, dhe kjo mund të dëmtojë zhvillimin e sistemit
nervor të foshnjës. Në këtë kategori peshqish futet: peshku shpatë,
peshkaqeni, skumbria dhe peshku me kapelë.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (AUB) dhe Agjencisë për
Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), grate shtatzëna mund të konsumojnë deri
në 340 g fruta deti në javë. Kjo është e barabartë me dy racione mesatare
karkalecash, salmoni, merluci sybardhë merluci të zakonshëm apo peshku ton të
konservuar. Shmangni peshkun ton të bardhë të konservuar duke konsumuar
vetëm 170 g në javë.

» Fruta deti të gjalla, të gatuara
pak apo të kontaminuara. Është mirë që peshku dhe gocat e detit
të mos konsumohen të pagatuara- si midhjet, molusqet – dhe frutat
e detit të mos përdoren të ngrira apo të tymosura – si salmoni. Nëse
konsumoni peshk vendi, kushtojini rëndësi paralajmërimeve për
peshqit e asaj zone ku është kapur, veçanërisht nëse ekziston rreziku nga
ndotja e ujit. Nëse nuk arrini të gjeni asnjë informacion, kufizojeni sasinë
e peshkut të kapur në ujërat locale dhe konsumoni vetëm 170 g në javë,
e më pas, mos konsumoni më asnjë lloj peshku gjatë gjithë javës. Pjesa
më e madhe e frutave të detit duhet të gatuhen në temperaturën 65
gradë celsius.

» Mishi, shpendët dhe vezët e gatuara pak. Nëse konsumoni ushqime
të gatuara pak, ekziston rreziku I helmimit nga ushqimi, njëlloj siç
mund të ndodhë te çdokush në fakt. Por duke qenë se jeni shtatzënë,
mund të sëmureni më rëndë se një grua tjetër që nuk është. Ndonëse
ndodh rrallë, ekziston mundësia që edhe foshnja të sëmuret. Për të
parandaluar sëmundjet që mund të vijnë nga ushqimet, gatuajini
mirë të gjitha llojet e mishrave para se t’i konsumoni. Përdorni
një termometër për mishin, që të siguroheni se është gatuar sa duhet.
Nëse do të përgatisni biftek, është mirë që ai të gatuhet mesatarisht,
por sigurohuni që temperatura e brendshme të arrijë minimumi deri
në 65 gradë celsius. Vezët konsumojini të ziera dhe
të skuqura dhe mundohuni të mos  konsumoni ushqime të gatuara me to,
sepse në gjendje të pagatuar, veza mund të mbartë bakterin e salmonelës.

» Mishrat e përpunuara. Gjatë procesit të përpunimit, mishrat mund të kontaminohen, sidomos nëse kalojnë në shumë faza. Problemi më i madh mund të jenë proshuta e
tymosur, sallami apo salsiçet, që mund të jenë burime të një sëmundjeje
të rrallë, por shumë të rrezikshme që përcillet përmes ushqimeve dhe
quhet listerioza. Listeria zhvillohet në temperatura të ulëta, ndaj nuk mund
t’i rezistojë nxehtësisë. Sigurohuni që salsiçet dhe mishrat e përpunuara të
gatuhen plotësisht dhe të ruhen si duhet. Rreziku zvogëlohet nëse mishi
gatuhet plotësisht. Edhe ngrohja e tij e bën më të sigurt konsumimin.
Gjithashtu, nuk duhet harruar se shumica e mishrave të përpunuara,
veçanërisht ushqimet që mund të ruhen në temperaturën e ambientit
(ato nuk kanë nevojë të futen në frigorifer), përmbajnë shumë
natrium, i cili mund të shkaktojë fryrje gjatë shtatzënisë.
» Produktet e papërpunuara.

Produktet bulmetore me pak
yndyrë mund të jenë një element I shëndetshëm i dietës, por nuk duhet
të konsumoni asgjë që përmban qumësht të papërpunuar, sepse mund
të shkaktojë një sërë sëmundjesh. Mundohuni të shmangni sa më
shumë djathërat e buta, si djathin Brie, djathin e bardhë, djathin
Camembert dhe djathin blu, vetëm kur në etiketën e tyre shkruhet
që janë prodhuar me qumësht të përpunuar. Mos konsumoni as pijeë
të papërpunuara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz