back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportLajm i mirë për talentët e futbollit në Kosovë nga klubi AS...

Lajm i mirë për talentët e futbollit në Kosovë nga klubi AS MONACO

Të ngjajshme

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

Po e ndjek Mbappen, Muriqi sapo shënoi edhe një gol në La Liga

Vedat Muriqi është duke e vazhduar shkqëlimin në La...

Vritet një 40-vjeçar në Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30...

Kryeministri i Spanjës kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në gara sportive

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të...

Klubi AS Monaco në web faqen e saj zyrtare bëri të ditur se do të organizohen ditët e detektimit në Kosovë.

https://www.asmonaco.com/las-monaco-soutient-une-initiative-originale-de-detections/

AS Monaco, klub i cili ka qenë tetë herë kampion francez, u dallua për performancën e saj të shkëlqyer gjatë sezonit 2016-2017 duke depërtuar deri në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve dhe duke fituar titullin e kampionit Francez.

Qëllimi i këtyre ditëve të detektimit të quajtura “AS Monaco Football Camps” është zbulimi i talentëve të rinj në futboll duke synuar një përfshirje sa më të gjerë kundrejt një pagese simbolike.

Aplikimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të rinjtë të lindur në mes viteve 2001-2009 dhe disa prej pjesëmarrësve do të kenë mundësinë të vizitojnë Monakon, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit AS Monaco.

Ky proces do të organizohet nga “Kosova Talent” e cila sipas klubit AS Monaco ka zhvilluar një sistem inovativ të vlerësimit të performancës së çdo lojtari.

Për më shumë informata rreth aplikimit dhe të gjithë procesit mund të vizitoni web faqen zyrtare te organizatorit Kosova Talent: http://aplikimi.kosovatalent.com/registration

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz