BallinaLajmePërveç tri Universiteteve Publike, tërheqen akreditimet edhe për 4 kolegje private

Përveç tri Universiteteve Publike, tërheqen akreditimet edhe për 4 kolegje private

Të ngjajshme

VV i dërgon letër Osmanit, kanë një kërkesë për të

Vetëvendosje po insiston t’i ketë tre anëtarë në KQZ,...

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares...

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Pos Universiteteve Publike, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, vendosi edhe për kolegjet private mbi rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar, të cilët kanë vlerësuar nëse institucionet e arsimit të lartë privat duhet të kenë akreditim institucional për këtë vit akademik.

Me gjashtë vota pro, bordi i KShC-së vendosi që t’ia tërheq akreditimin institucional për vitin akademik 2019-2020 Kolegjit Fama, Kolegjit Iliria, Kolegjit Tempulli dhe Kosovo Art Academy.

Ekspertët ndërkombëtar kishin rekomanduar për tërheqjen e akreditimit edhe për këto katër kolegje private.

Me këto vendime, këto kolegje nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik 2019 – 2020, mirëpo studentët që tashmë janë të përfshirë në programe studimore do të vazhdojnë deri në përfundim të tyre.

Ndaj vendimeve të KShC-së kolegjet të cilave u është tërhequr akreditimi për vitin akademik 2019-2020 kanë të drejtën e ankesës në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në anën tjetër, Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të ri këtë vit akademik për shkak se nuk i janë nënshtruar vlerësimit institucional nga ana e ekspertëve ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz