BallinaSportDriton Kuka i ‘zemëruar’ me Akilin: Mendova se ajo zemër ishte për...

Driton Kuka i ‘zemëruar’ me Akilin: Mendova se ajo zemër ishte për mua

Të ngjajshme

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Me  81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet...

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se...

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për...

Akil Gjakova para dy ditëve bëri krenarë të gjithë pasi fitoi medaljen e artë në lojërat e Grand Prix 2019 që u mbajtën në Budapest.

Xhudisti kosovar mposhti në finale rusin Georgii Elbakiev dhe kështu u kurorëzua me titullin e më të mirit. Ai madje u shpall edhe xhudisti më i mirë i ditës, shkruan Reporteri.net

Menjëherë pas fitores, Akili kishte bërë zemrën me duart e tij, gjë që kishte shtyrë trajnerin e tij të mendojë se ai gjest ishte për të.

“Mendova që ma drejtoj mua por si duket dikujt tjetër hmmm …”, ka shkruar trajneri i tij në facebook, Driton Kuka.

Por, kuptohet kjo ishte shkruar në formë shakaje nga trajneri legjendar, pasi ai e di se Akili është i fejuar dhe tani fitoret i dedikon dikujt tjetër.

Ndryshe, Akili u shpall kampion në kategorinë deri në -73 kg./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz