back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportBILD: Kundërshtarët kanë frikë nga Milot Rashica

BILD: Kundërshtarët kanë frikë nga Milot Rashica

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Pas 11 ditëve në Zillertal të Austrisë, skuadra e Werder Bremen u kthye në aksion të dielën.

Trajneri i skuadrës së Werder, Florian Kohfeldt, 36-vjeçar, ka marrë disa leksione në këtë ndeshje përpara se të kthehej në Gjermani, shkruan BILD, transmeton Reporteri.net

Ai ka folur edhe për superyllin vushtrrias, Milot Rashicën dhe për impaktin e tij në skuadrën gjermane.

“Ai ka një rol shumë të madh në lojën tonë. Kam ndjenjën se kundërshtarët tani kanë frikë kur ai ka topin. Ai nuk mund të numërohet tani si lojtar i parëndësishëm, pasi tani ka rëndësinë e një goli. Kjo është shumë brutale për një ekip. Përveç kësaj, ai ka realizuar çdo urdhër deri në fund, për dallim nga viti i kaluar. Unë me të vërtetë kam shpresë të madhe se gjysma e dytë ishte diçka normale për të sesa një rast i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri i tij.

Ndryshe, Rashica ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Werder Bremenit ku arriti të shënojë plotë 8 gola e 4 asistime vetëm në pjesën e dytë të sezonit.

Ai ishte aq vendimtar edhe për Kombëtaren e Kosovës, i cili e ndihmoi tej mase në ndeshjen ndaj Bullgarisë, ku arriti të shënojë dhe të asistojë në fitoren historike./Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz