back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportTransferimi i ri i Getafes, Enric Gallego debutoi si 32-vjeçar në futbollin...

Transferimi i ri i Getafes, Enric Gallego debutoi si 32-vjeçar në futbollin profesionist – më parë punonte si shofer, ndërtimtar dhe instalonte klima tani do luajë në Ligën e Evropës

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Enric Gallego në të kaluarën ka punuar si shofer kamioni, ndërtimtar dhe instalues ​​i kondicionerit (klima) për të mbështetur karrierën e tij si amator.

Por, pas 13 vitesh të punës së madhe dhe përkushtimit, Gallego do të luajë futboll në Ligën e Evropës këtë sezon pas nënshkrimit për klubin Getafe.

Udhëtimi i 32-vjeçarit deri në futbollin profesionist është si shembull për të gjithë: mos hiq dorë nga ëndrrat.

Gallego me fanellën e Getafes

Gallego realizoi ëndrrën e tij për të luajtur futbollin profesionist vetëm vitin e kaluar, kur bëri debutimin e tij profesional për ekipi nga liga e dytë e Spanjës, Extremadura UD, si 31 vjeç e 11 muaj.

Para kësaj, ai kaloi kohë me klubet amatore si Cornella, Premia dhe Alzamora, por kalimi në Segunda Division e ngjalli atë.

Ai shënoi 15 gola në katër muaj për klubin, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira rreth Spanjës.

Gallego sa ishte pjesë e skuadrës Extremadura

Ish-sulmuesi i Espanyol B përfundimisht siguroi një transferim prej 1.8 milionë funte në La Liga, tek skuadra e Huescas.

Për fat të keq për të dy Gallego dhe Huesca, klubi pësoi rënie nga kategoria pasi mori vetëm shtatë fitore në 38 ndeshje gjatë gjithë sezonit.

Gallego gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës sa ishte pjesë e SD Huesca 

Rafael Escrig

@RafaelEscrig

Continúa la meteórica proyección de Enric Gallego:

2017/18: Segunda B
2018/19: Segunda
2018/19: Primera
2019/20: Europa League
2020/21: ¿?

227 people are talking about this

Kjo ishte një goditje për sulmuesin spanjoll, por forma e tij mbresëlënëse kapi syrin e Getafe, të cilët tani kanë përfunduar një marrëveshje për të nënshkruar me 32-vjeçarin.

Sipas njoftimeve, klubi madrilen ka paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit prej gjashtë milionë eurosh.

David Cartlidge

@davidjaca

Enric Gallego’s career in the last 18 months is ridiculous. Was playing on pitches with more sand than grass, jobbing around Catalunya for random clubs. Now bought by €6m for Getafe less than a year after turning pro. https://twitter.com/TalkingLaLiga/status/1148265678505463808 

Talking LaLiga@TalkingLaLiga

24/08/18: Enric Gallego makes his professional debut at 31 years and 11 months old.

08/07/19: Enric Gallego joins Getafe and will play in Europe next season at 32-years-old. https://twitter.com/GetafeCF/status/1148256218609344512 

15 people are talking about this

Getafe C.F.

@GetafeCF

OFICIAL | Enric Gallego nuevo futbolista azulón.

¡Bienvenido @gallegoenric! ?

1,110 people are talking about this

Ky ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm në futboll për Gallegon, i cili është mirënjohës për gjithçka.

“Gjithkush në vlerat profesionale të futbollit punon, kanë prindër, motra dhe vëllezër që punojnë, por që kanë jetuar atë që kam jetuar, ndoshta unë vlerësoj gjithçka pak më shumë”, ka thënë Gallego për Reuters. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz