back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportHarrojeni Joshuan e Wilder, ky është Mike Tysoni i ri që do...

Harrojeni Joshuan e Wilder, ky është Mike Tysoni i ri që do t’ia shkatërrojë karrierat të dyve

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Sporti i boksit ka krijuar legjenda në të kaluarën që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të përmenden si më të mirët e botës.

Një ndër më të mirët është padyshim edhe Mike Tyson, ai i cili njihej për goditjet më të forta që një boksier mund t’i ketë pasur e pothuajse gati vdekjeprurëse, shkruan Reporteri.net

Rrugën e tij kanë synuar ta vazhdojnë e synojnë edhe sot boksierë të kohës moderne, por askush nuk ka arritur t’i plotësojë dorëzat e të madhit Tyson.

Së fundmi një boksier anglez, i quajtur Daniel Dubois e i cili është vetëm 21 vjeçar, po cilësohet si Mike Tysoni i ri, kjo për shkak të eksplozivitetit të tij dhe fizikut të ngjashëm me legjendën e boksit.

Që prej kohës së Tysonit, nuk ka qenë asnjë boksier në kategorinë e rëndë sikur Dubois.

Ai fitoi titullin anglez të shtunën dhe ky është vetëm fillimi i ngjitjes së një bjeshke, por nëse ujitet me goditje të rënda me të cilat Dubois e mposhti Nathan Gorman brenda pesë raundeve, do të kemi të bëjmë me një bishë të re.

Dubois nuk është arrogant, por një person që ka një synim. I pyetur se sa shpejtë do të mund ta arrijë titullin kampion të botës, ai u përgjigj: ‘Shpresoj se brenda 18 maujve. Vitin e ardhshëm. Me dy apo 3 lufta të tjera’. Kjo do të nënkuptojë me 14 apo 15 lufta profesionale.

Pra, Joshua, Wilder e Fury të kenë frikë, sepse një djalosh i ri po ngjitet hapave të Mike Tysonit të ri, e i cili pritet ta thotë fjalën e fundit në boks./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz