‘Diamanti’ i Kosovës, Florent Hasani vazhdon të dhurojë paraqitje mbresëlënëse me skuadrën nga Hungaria, Diosgyor.
Super-talenti nga Vushtrria ka shënuar një tjetër super-gol me skuadrën elitare hungare.
22-vjeçari shënoi një gol spektakolar me të djathtën e tij nga largësia prej 20 metrave në ndeshjen kundër Kisvarsa.
Ish-futbollisti i Trepçës’89 shënoi në pjesën e dytë të lojës për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.