back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeDeputetja e LDK’së: Ta rrëzojmë Qeverinë e një milion skandaleve, ta shpëtojmë...

Deputetja e LDK’së: Ta rrëzojmë Qeverinë e një milion skandaleve, ta shpëtojmë Kosovën

Të ngjajshme

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën...

Shumë njerëz bien në dashuri dy herë gjatë jetës, jo vetëm një

Nga The Notebook te Titanic, shumë filma klasikë romantikë...

City frikshëm ndaj Fulhamit, shënon edhe golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë dhe shpëtuar Kosovën.

Ka thënë se Qeveria e koalicionin PAN ka shkaktuar aq shumë skandale sa rrëzimi i saj do të shpëtonte edhe partitë në pushtet.

“Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve”, ka propozuar Bajram.

Ajo ka thënë se me largimin e kësaj Qeveria dhe shkuarjen në zgjedhje duhet të kthehet normaliteti në qeverisje me LDK’në në krye të Ekzekutivit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në”, ka thënë Bajrami.

Postimi i plotë i deputetes Hykmete Bajrami:

Qeveria e një milion skandaleve, sa më shpejt që rrëzohet fiton Kosova

Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve.

Pothuajse çdo ditë kjo Qeveri ka prodhuar vetëm skandale si në ekonomi, si në drejtësi, si në arsim, si në diplomaci, si në bujqësi e shëndetësi.

• Kryeministri është dashur të largohet qysh kur kërcënoi Elez Blakajn, prokurorin që u detyra të largohet nga Kosova.

• Ky Kryeministër është dashur të shkojë kur plasi skandali i takimeve të fshehta me Serbinë.

• Ky Kryeministër është dashur të shkojë në shtëpi edhe tash kur plasi skandali me noterët.

• Ky kabinet qeveritar duhet të shkojë për shkak se e ka rrënuar arsimin. Merreni me mend emërojnë rektor të një universiteti publik anëtarin e Këshillit Drejtues të PDK-së. Dhe, s’ju vjen asnjë pikë keq pse e kanë degraduar kaq shumë këtë vend.

• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri është dashur të shkojnë në shtëpi në momentin kur plasi skandali i 3 milionë eurove të granteve nga Ministria e Bujqësisë.

• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë pse kanë rrënuar çdo komunikim normal me bashkësinë ndërkombëtare.

• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë edhe për shkak se shkelën Kushtetutën kur krijuan Ekip Antikushtetues.

• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të rrëzohen për shkak se po keqpërdorin paratë e qytetarëve duke angazhuar mijëra njerëz me kontrata mbi vepër.

• Kjo Qeveri duhet të shkojë sepse e ka keqpërdorur dhe harxhuar Rezervën Shtetërore.

• Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojë edhe për një milion arsye tjera.

Nisma e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë duhet të përkrahet edhe nga partitë në pushtet. Sepse edhe ato parti përfitojnë pasi ndalen skandalet.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në.

Të Fundit

Sport

ShowBiz