back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeEkskluzive | Dyshohet se romi 11 vjeçar është dhunuar seksualisht dhe pastaj...

Ekskluzive | Dyshohet se romi 11 vjeçar është dhunuar seksualisht dhe pastaj është goditur me mjete të forta në kokë

Të ngjajshme

Ekskluzive: Erdogan Brando në bisedime me Rahovecin

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Erdogan Brando është pranë...

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është therë me thikë në rrugën “Ilir...

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

11 vjeçari K.Veseli, pjesëtar i komunitetit rom dyshohet se është dhunuar seksualisht dhe pastaj është goditur për vdekje me gjësende të forta.

Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës. Sipas të njëjtave burime, i mituri tashmë i ndjerë dyshohet të ketë qenë viktim e dhunimit nga një pedofil.

“11 vjeçari K.V., është goditur me mjete të forta në kokë pas keqtrajtimit seksual që dyshohet t’ia këtë bërë një pedofil”, pohojnë burimet brenda këtyre dy institucioneve.

Dyshime se është keqtrajtuar seksualisht kanë edhe të afërmit e viktimës. Nëna e tij, Makfire Ilazi, ka dhënë detaje të frikshme rreth mënyrës se si i vdiq djali.Ajo dyshon se i biri iu maltretua nga një person jo shumë më i madh se djali i saj. Thotë se djali, K.Veseli i ishte ankuar disa herë se po abuzohej fizikisht, psikikisht e seksualisht nga një person tjetër i komunitetit rom. Për këto ankesa të së birit, Makfirja i ka thënë gazetës se është ankuar edhe në policinë e Kosovës.

“Djali me do shokë ka pas problem. Një djalë, aj shumë e ngucke, kur dilte nëpër kanta ai e ngucke. Djali gjithë më qajke. ‘Kamë frikë oj nanë prej një djali’, më thoshte. Djali nuk e di, gjithë ka qajtë prej atij”, rrëfen me lot në sy për djalin e vdekur nëna Makfire.

Ajo ka treguar se djali, tashmë i ndjeri 11-vjeçari K.Veseli, i kishte thënë se ky person i cili e kishte ngacmuar vazhdimisht e kishte dhunuar dy herë edhe seksualisht.

“’Po më kap’, më thoshte ‘oj nanë. Po m’rreh, po m’kap’, më thoshe. E ka dhunu, dy herë djalin seksualisht. Unë po du me ditë se kush ma ka ba këtahen. Djali më vinte me ftyrës. Sa herë që vinte në shpi krejt i ënjtur ishte në fytyrë. Thoshte kam djagësim kur e kryente nevojën e madhe”, tregon se çka i kishte thënë djali tashmë i ndjerë nënës së tij, Makfire Ilazit pas dhunës që sipas saj djali po e përjetonte nga ky person.

Ndërkaq në versionin zyrtar të Prokurorisë thuhet se janë gjetë disa shenja të dhunës, “por nuk mund të themi se në çfarë rrethanash kanë ardhur ato. Duhet të presim raportin përfundimtar lidhur me rastin sepse nuk mund të paragjykojmë”.

Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz