back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë?

Pse nëna po dyshon se djalin 11-vjeçar ia vranë në Fushë-Kosovë?

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Një 11-vjeçar është gjetur i vdekur në njërën nga lagjet në Fushë Kosovë. Por, sipas nënës së djalit, vdekja nuk i erdhi natyrshëm. Ajo thotë se djalin e saj e kanë vrarë. Madje sipas saj, djali i saj ishte dhunuar edhe seksualisht nga po i njëjti person. Dyshime për këtë rast kanë edhe komshinjtë e të miturit, ndërsa po të njëjtin person është duke e kërkuar edhe Policia e Kosovës, raporton T7

Edhe të mërkurën, doli bashkë me nënën e tij si çdo ditë tjetër.

I mituri, K. Veseli, mblidhte kanoçe për të siguruar ekzistencën.

Por, meqenëse kishte filluar të binte shi i madh, nëna e tij u largua, por 11-vjeçari vendosi të qëndrojë edhe pak me një qëllim.

Ndonëse Makfire Ilazi, nëna e të miturit, i kishte bërë thirrje të mos vonohet, vogëlushi s’pati mundësi t’iu përgjigjet thirrjeve të saj, pasi që nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.

I njëjti u gjet vetëm gjatë së enjtes, i vdekur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Por, vdekja e tij duket të mos jetë natyrale.

Madje familja e 11 vjeçarit kanë dyshime se atë dikush mund ta ketë vrarë.

Sipas nënës se viktimës, djali i saj gjithmonë kishte pasur frikë nga një djalë tjetër me incialet S.O e që është më i madh në moshë.

Madje Makfire Ilazi thotë se i biri i saj i kishte thënë se ai e dhunonte edhe seksualisht.

Ndërkohë që ekipi i T7 po qëndronte në lagjen ku banonte viktima, aty u paraqit edhe Policia e Kosovës.

Ata po kërkonin djalin që sipas banorëve, dyshohet të ketë lidhje me rastin.

Ndërsa një nga komshinjtë e tij, tha se familja e të dyshuarit e kanë braktisur një natë më parë lagjen, ndërsa S.O nuk ishte paraqitur në shtëpi qe dy ditë.

Ndërkohë, banorët e lagjes tregojnë se si e kishin gjetur të vdekur viktimën.

Hasim Pucolli thotë se menjëherë e kishte lajmëruar policinë. Pucolli thotë se tek viktima, kishte vërejtur shenja dhune.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje duke thënë se hetimet vazhdojnë ndërsa nga Prokuroria është thënë se viktima u gjet me shenja dhune. Gjatë ditës viktimës i është bërë edhe autopsia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz