back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeLajmërohet NISMA pas anëtarësimit të Bajram Hasanit në AAK, ka një mesazh...

Lajmërohet NISMA pas anëtarësimit të Bajram Hasanit në AAK, ka një mesazh për të!

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Nisma Socialdemokrate ka komentuar largimin e ish-ministrit Bajram Hasani nga partia e tyre dhe anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një prononcim për “Gazeta Blic”, Kryetarja e Gruas në NISMA-n Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se kanë mbajtur mbledhje me kryesinë e degës dhe se Nisma në Gjilan është më e fuqishme se kurrë. Ajo ka thënë se kushdo mund të zgjedhë rrugë të tjera dhe ka paralajmëruar aderime të reja në Nisma gjatë javës së ardhshme.

“Dega e Gjilanit është më funksionale se kurrë dhe aderimet e reja veç do t’i shihni në javën që vjen. Kështu që kushdo që i ka zgjedhur rrugët është e drejtë e tyre. Por Nisman ë Gjilan është më e fuqishme se kurrë”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.

Ndryshe një javë më parë, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Nismës Socialdemokrate ka marrë vendim për të liruar nga detyra ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin, i cili më pas ka dhënë dorëheqja nga Nisma dhe ka kaluar në AAK.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar informata se koalicioni qeverisës nuk është stabil dhe mund të prishet shpejt. Këtë bindje e ka forcuar edhe më shumë deklarata e deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt i cili tha se pritet që vetë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, të kalojë në PDK.

Se kanë ndryshuar raportet ndërmejt AAK-së dhe NISMA-s, këtë e thanë mbrëmë edhe zyrtarët e kësaj të fundit. Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s Bilall Sherifi, tha se nuk janë siç kanë qenë në fillim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz