back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeGlauk Konjufca pyet Shpend Ahmetin: Pse Mustafa bënte të rrëzohej me votat...

Glauk Konjufca pyet Shpend Ahmetin: Pse Mustafa bënte të rrëzohej me votat e serbëve, e Haradinaj jo

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të dilte në Kuvend në muajin qershor.

- Advertisement -

“Lëvizja Vetëvendosje ka pas shpresë që do të arrihej konsensus mes opozitës që mocioni të dilte në Kuvend më së largu në fund të qershorit. LDK nuk e ka pas të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme, nuk e di, duhet t’i pyesni”, tha Konjufca, përcjell ksp.

Konjufca tha se janë krijuar kushtet objektive që me ndodhë një mocion brenda Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë.

“Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet një pyetje, pse është rrezuar Isa Mustafa me votat e Listës Serbe, e Haradinaj jo. Mendoj që Shpend Ahmeti nuk e ka zorin te votat e Listës Serbe por e ka te rezultatet e sondazheve”, tha Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz