back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeGentiana Gecaj kërkon ndihmë tuaj për ta operuar syrin e verbuar, i...

Gentiana Gecaj kërkon ndihmë tuaj për ta operuar syrin e verbuar, i duhen 12 mijë euro

Të ngjajshme

Podujevë: Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë ka...

Tërmeti i mbrëmshëm 4.8 shkallë të ritherit, çfarë u tha nga sezmiologët ?

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka...

Prokuroria aktivizohet edhe për procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot...

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet...

26 vjeçarja nga Istogu Gentiana Gecaj ka njërin sy të verbuar dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Bukurije Gecaj, nëna e saj ka thënë se e bija e saj është verbuar në luftë për shkak të keqtrajtimeve nga paramilitarët serbë, njofton Klan Kosova.

“Paramilitarët serbë e kanë gjuajtur në tokë, në një vend ku ka pasë tela. Kjo ka qenë e vogël dhe s’ka ditë të ruhet. Mua më kanë marrë prej dore derisa kemi qenë duke ikë prej luftës. Ajo ende ka dhimbje dhe e mban me peshqir të lagur për ta shuar atë”, ka thënë ajo.

Nëna e saj po thotë se në Kosovë nuk ka mundur të gjejë shërim, prandaj po i duhen 12500 euro që të shkojë në Shkup për ta kryer operimin.

Bukurie Geci është rast social dhe për të grumbulluar këto para po kërkon ndihmë nga ju.

Nëse dërshironi ta ndihmoni Gentianën, mund të thirrni në numrin e nënës së saj apo në xhirollogarinë e saj.

Numri i telefonit: +383 45 930 410.

Numri i xhirollogarisë: 1502050002208327 Raiffeisen Bank

Të Fundit

Sport

ShowBiz