back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeTalleshin me Policinë e Kosovës – Historiku i tre personave të rrezikshëm...

Talleshin me Policinë e Kosovës – Historiku i tre personave të rrezikshëm dhe arrestimi i tyre pas disa muajsh kërkimi

Të ngjajshme

Shqipëri: Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po bën prezantimin...

Edi Rama shpall qeverinë, disa ministra vazhdojnë punën, disa vijnë të ri – emrat

Kryeministri Edi Rama po shpall publikisht përbërjen e qeverisë...

Rama njofton reformën e Kuvendit: Numri deputetëve të jetë 101

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste...

Koçiu ministre e Brendshme, Spiropali ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli...

Dje u arrestua edhe i kërkuari i fundit në mesin e tre personave të dyshuar pë disa grabitje në Kosovë. Ridvan Ademi, nga fshati Dobratin i Komunës së Podujevës u arrestua në shtetin e Belgjikës, pas më shumë se një viti kërkim, shkruan Gazeta Blic.

Ai së bashku me Leutrim Ajetin dhe Kastriot Shalën, përveç dyshimit mbi ta për disa grabitje të armatosura në Kosovë, Policia e vendit i kishte cilësuar si persona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Arrestimi i Ridvan Ademit u bë në Belgjikë, teksa zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se arrestimi i tij u bë në bashkpunim mes autoriteteve kosovare dhe atyre belge.

“Pas një bashkëpunimi profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge ne Belgjikë është arrestuar një person i dyshuar, ku të njëjtit i janë gjetur në posedim dokument identifikimi të një shteti tjetër, prandaj në bashkëpunim aktiv me autoritetet atje jemi në proces te verifikimit të të gjitha rrethanave përfshirë edhe ekzaminimet e nevojshëm për përcaktimin e identitetit të saktë konform procedurave ligjore”, ka thënë Hoxha.

Me 9 maj të këtij viti, ishte arrestuar edhe Kastriot Shala. Ai u arrestua në një pasdite në fshatin Hajvali te Prishtinës, teksa në brezin e tij i ishte zënë edhe një armë.

Kurse, i shumëkërkuari tjetër, Leutrim Latifi, ishte i pari nga këta të tre që mbeti i arrestuar. Ai u prangos në shkurt të këtij viti në Mal të Zi.

Por, Leutrim Latifi u ekstradua në Kosovë tek më 24 maj dhe lajmin për dorëzimin e tij nga autoritetet malazeze tek ato kosovare e kishte dhënë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Shala, bashkë me Latifin e Ademin, kërkoheshin që nga tetori i vitit të shkuar për disa raste të grabitjeve.

Edhe pse ishin në arrati, Shala bashkë me Leutrim Latifin përmes Facebookut kishin bërë shaka me kërkesën për arrestimin e tyre. Madje kishin pasur edhe video-live nga Spanja, siç thoshin ata.

Policia pati ofruar shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ofrojnë ndihmë për vendndodhjen e tre të dyshuarve për grabitje, Kastriot Shala, Leutrim Latifi dhe Ridvan Ademi.

Tre të sipërpërmendurit dyshohet se kanë kryer grabitje të armatosura në banka, kazino e në qendra tregtare në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz