BallinaLajmeE konfirmon zyrtari i lartë i Nismës: Ky është vendimi i Ramush...

E konfirmon zyrtari i lartë i Nismës: Ky është vendimi i Ramush Haradinajt, që ne u “prishëm” me AAK-në

Të ngjajshme

Po e hap gabim vezën e Pashkëve

Vezët e Pashkëve janë një nga kënaqësitë më të...

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim miliona eurosh me prona në Ferizaj

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën...

KGJK-ja ende pa kryesues, dështon mbledhja shkaku i kuorumit

Në mungesë kourumi ka dështuar të mbahet mbledhja e...

Shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se disa vendime të kryeministrit Ramush Haradinaj, krye në vete që të prishen raportet me AAK-në.

Ai tha se dërgimi i një delegacioni “sekret” na takim me zyrtarët serb, për negociatat me Serbinë, pa e informuar Fatmir Limajn, ka bërë qe të ftohen raportet tona, raporton Gazeta Blic.

“Ky është momenti që janë zbëhur raportet tona”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sherifi në këtë debat me analistët, tha se Fatmi Limaj nuk kishte informata për këtë takim.

Ai derisa fliste për raportet me AAK-në, është përplasur me gazetarin Arben Ahmeti.

Derisa Ahmeti e kundërshtonte këtë argument të Sherifit, ky i fundit reagon ashpër, duke i thënë se nuk merret me llafe të çarshisë.

“Ju nuk keni integritet”, i thotë Sherifi Ahmetit, duke bërë që të rebelohet gazetari.

“Për çka nuk pasna integritet”, i tha Ahmeti Sherifit, derisa ky i fundit i tha se “s’keni integritet se s’po më leni të flas”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz