back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohet njeri nga personat më të rrezikshëm në Kosovë

Arrestohet njeri nga personat më të rrezikshëm në Kosovë

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Pas tetë muajsh kërkim është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

- Advertisement -

Fjala është për 30 vjeçarin Ridvan Ademin. I njëjti është arrestuar në Bruksel. Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës.

Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që po kryenin grabitje të shumta, ku cak ishin bankat, pikat e shitjes së naftës dhe marketet dhe veturat.

Kohë më parë Policia e Kosovës kishte arritur të vinte nën pranga Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin.

Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Policia e Kosovës pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tyre./ Gazeta Blic /

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz